Futboll Sport

Botërori i femrave U-20/ Japonia mund Spanjën spektakolare dhe fiton turneun

Japonia është shpallur Kampione Bote në futbollin e femrave. Skuadra aziatike mundi në finale Spanjën me rezultatin 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Stade de la Rabine” në Francë. Kombëtarja U-20 e femrave të Japonisë ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes duke treguar epërsi gjatë gjithë kohës.

Japonezet kalojnë të parat në avantazh në minutën e 38-të të takimit me anë të Miyazawa. Dyfishimi i rezultatit do të vinte në pjesën e dytë, teksa në minutën e 57-të është Takarada që dyfishon për skuadrën japoneze.

Pak minuta më vonë, pikërisht në minutën 65-të nga Nagano. U duk se ndeshja u mbyll me tre gola të japonezeve, por vazjat spanjolle rikthehen në lojë kur Candela shënon në minutën e 71`. Mirëpo kaq nuk mjaftoi, pasi ky gol vlejti vetëm për statistikë ndërsa Japonia U-20 e femrave ngre lart trofeun e Kampiones së Botës.

Related posts

KOSOVË/ Prishtina ndal “arratisjen” e Dritës, ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Delo.autor

U OPERUA NË TENDINËN E “AKILIT”/ Pika e fortë e Spinacolës, ja çfarë humb Italia pa të

Delo.autor

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ Vendasit barazojnë rezultatin, shënon Jose Rondon

Delo.autor

Leave a Comment