Champions League Futboll Sport

Ronaldo, ja pse është “maratonomaku” i Real Madridit në Champions

Ronaldo u largua pa shënuar gol në “Allianz Arena”, pas një ndeshjeje diskrete nga ana e tij. Kështu, ai e prishi “rregullin” e tij të 12 ndeshjeve radhazi me gol (22 gola në atë “brez”) dhe 11 ndeshje në Ligën e Kampionëve duke shënuar. Portugezi e dërgoi topin një herë në rrjetën e Bayern Munich, por u anulua (saktësisht), sepse e zotëroi topin me dorë, para se të lëshonte atë predhë me këmbën e majtë.

Por, mungesa e golit në Mynih nuk e pengon atë që të mbetet golashënuesi më i mirë i Real Madridit dhe i Champions-it në këtë edicion: 15 gola. Pas tij, Firmino dhe Salah kanë shënuar nga 10 gola. Por, nuk është vetëm kjo, ajo që e dallon Cristiano Ronaldon në këtë Champions.

Sulmuesi portugez ka udhëtuar më shumë metra në këtë edicion të garës madhore europiane nga i Real Madridi: 101.545 kilometra në mbi 990 minuta lojë, mesatarisht 9.231 kilometra për ndeshje. Ai është i teti në statistikat e përgjithshme të kompeticionit, sa iu takon kilometrave të përshkuara.

I pari në këtë drejtim është serbi Kolarov i Romës: 117.375 kilometra. I dyti nga “Los Blancos” në këtë listë është Casemiro (99.399 kilometra, ose i 11-ti në listën e përgjithshme). Podiumi kompletohet nga Toni Kroos (97.851 kilometra).

Related posts

INCIDENTI I FRIKSHËM/ Gazetaren e përplasin KEQ në tokë teksa raportonte “live” (VIDEO)

Isa.Autor

Marquez akuza Rossit: Përdor pushtetin mediatik për interesa personale

Sadik.Autor

4 GOLA NË 3 NDESHJE/ Ronaldo tenton rekordin e Solskjaer, trajneri i Manchester United sulmon Klopp

Delo.autor

Leave a Comment