Futboll Sport

Firmë në fund të merkatos/ Partizani nis bisedimet me ish-mesfushorin e Kombëtares

Partizani dje ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin koreano-verior, So Huon-Uk, ndërkohë që kjo nuk është goditja e fundit para mbylljes së merkatos. Të kuqtë po punojnë fort për të përforcuar repartin e sulmit.

Së fundmi zbulohet se “Demat” janë vënë në lëvizje për të firmosur me ish-lojtarin e Kombëtares. Bëhet fjalë për mesfushorin Jurgen Gjasula i cili ka luajtur kryesisht në Gjermani, ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare në vitin 2013, ku ka luajtur dy ndeshje pa mundur të shënojë gol.

Mësohet se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet e para dhe ditët e ardhshme pritet të arrihet dhe marrëveshja për t’i lënë më pas vendin firmosjes së kontratës pasi lojtari momentalisht është i lirë dhe kjo lehtëson diis punën e Partizanit për ta bindur 32-vjeçarin.

Related posts

3 HUMBJE NË 3 NDESHJET E PARA NË PREMIER/ Trajneri Arteta nuk dorëzohet: Jam njeriu i duhur për Arsenal-in

Delo.autor

Huligani i dehur bie me një grusht në tapet (VIDEO)

Sadik.Autor

OSASUNA-BARCELONA/ Ylli i “Katalansave” shënon me një “perlë”, ja goli i avntazhit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment