Futboll Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahimovic u afrohet 500 golave, Martinez vendos rekord në MLS (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic shënoi në barazimin 1-1 regjistruar të premten në mbrëmje në derbin e madh në Los Angeles, duke qenë tashmë vetëm një gol larg kuotës së 500 golave në karrierë.

Suedezi shënoi golin e parë të ndeshjes së luajtur në StubHub Center, para se të ndëshkohej me karton të verdhë për simulim në fillim të pjesës së dytë. Ish-ylli i Arsenal-it, Carlos Vela, më vonë barazoi nga pika e bardhë për Los Angeles FC.

Në 20 ndeshje në kampionatin amerikan Ibrahimovic ka shënuar 16 gola, një rendiment i shkëlqyer, edhe pse LA Galaxy nuk fiton prej javësh dhe tashmë kualifikimi për në play-off është në fije të perit.

Ndërkaq, sulmuesi Josef Martinez hyri në histori, duke vendosur një rekord të ri golash në një sezon të vetëm në MLS. 25-vjeçari nga Venezuela shënoi golin e fitores 2-1 për Atlanta United kundër Orlando-s dhe ishte goli i 28-të sezonal, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 27 golash, arritur nga Roy Lassiter (1996), Chris Wondolowski (2012), dhe Bradley Wright-Phillips (2014).

Ishte ndeshja e nëntë rresht që Martinez gjen golin dhe tashmë ka edhe 8 ndeshje në dispozicion nga sezoni i rregullt për të thelluar rekordin, përveçse do të luajë në play-off, sepse Atlanta kryeson Konferencën e Lindjes.

 

Related posts

Conte: Nuk qëndroj për mëshirë, por se kanë besim tek unë

Q.Autor

E ardhmja në dilemë/ Dy yjet e Premier Leagues presin telefonatën e Real Madridit

Sadik.Autor

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Kuqezinjtë superiorë në pjesën e parë, Grezda dhe Manaj shpërdorojnë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment