Futboll Seria A Sport

U MUNDËN NË START/ ICARDI: Nuk na lejohen më GABIME ose LAMTUMIRË TITULL

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi kërkon t’i dhurojë Interit fitoren e parë në kampionat pas dështimit që zikaltërit patën në javën e parë të Serisë A. Në “San Siro” do të vijë skuadra e Torinos, një rivale e fortë dhe që vjen në Milano me pretendimet e saj, por në stadium pritet të jenë mbi 60 mijë tifozë, që do të mbështesin futbollistët vendës. “Do të jetë një shtysë më shumë për ne, pasi këta tifozë meritojnë shumë më tepër. Gabuam në ndeshjen e parë, por këtë herë duhet të tregojmë se mund të fitojmë dhe se pretendimet tona janë të larta”, tha Icardi.

Kapiteni i Interit karikon skuadrën, duke kërkuar më shumë përqendrim në fushë, më shumë saktësi e pak gabime, për të evituar të tjera zhgënjime. “Duhet të jemi kompaktë e konkretë. Gradualisht grupi po kompletohet pas dëmtimeve dhe të rinjtë po integrohen mirë, ndaj presim një rezultat pozitiv në këtë përballje me Torinon. Rivali është i fortë, por edhe ne jemi një ekip i mirë, madje kemi pretendime të mëdha këto sezon, ndaj nuk mund të gabojmë më, pasi do të jetë e vështirë më pas për të rikuperuar”, u shpreh Mauro Icardi.

Related posts

LIVE/ Grupi B: 10 minuta nga fundi, sa shumë gola të shënuar (VIDEO)

Isa.Autor

RONALDO NË GJURMËT E “KËPUCËS SË ARTË”/ 6 ndeshje në dispozicion për të arritur Levandovskin

Delo.autor

KALENDARI I PLOTË/ Champions-i nis “zjarr” që në start! Inter-Bajern dhe PSG-Juventus, ja të gjitha sfidat dhe datat

F.autor

Leave a Comment