Futboll Sport

Sulmuesi i kombëtares ruse: Ndaj Spanjës për fitore deri në vdekje

I bindur se do të ketë 65 mijë vetë që do ta mbështestin gjatë gjithë kohës, sulmuesi i kombëtares së Rusisë, Artem Dzyuba kërkon të karikojë kombëtaren e tij në ndeshjen ndaj Spanjës, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Duke folur për këtë përballje delikate ndaj iberikëve, ai shprehet: “Secili prej nesh duhet të japë jetën në fushën e lojës në këtë sfidë. Për 90 minuta, 95, 100 për aq kohë sa të zgjasë ndeshja ne do të japim maksimumin për të fituar”.

Duhet të bëjmë të pamundurën për ta fituar këtë sfidë dhe për të shkuar në çerekfinale. Duhet të mbajmë lart shpirtin e skuadrës. E bukura e futbollit është se çdo ekip mund të triumfojë, ndaj çdo rivali. Nëse japim më të mirën dhe japim 200% në fushë, atëherë mund të hyjmë në historinë e sportit tonë. Përballë kemi Spanjën, por ne do të kemi mbështetjen e një publiku të tërë, ndaj nuk duhet të zhgënjejnë askënd”, tha sulmuesi Artem Dzyuba.

Related posts

ARSENAL-BATE BORISOV/ “Topçinjtë” kalon në avantazh, shënon Volkov

Delo.autor

FINALJA NË “AIR ALBANIA”/ Lewandowski bën diferencën, kompanitë e basteve favorizojnë Poloninë

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Marseille-Manchester City. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment