Futboll La Liga Sport

Courtois ka veshur dorezat/ Gati për të qënë TITULLAR me REALIN kundër Gironës

Tensioni mes dy portierëve të Real Madrit, Keylor Navas dhe Thibaut Courtois është zgjeruar në një dimension të ri, pasi që të dy po japin maksimumin në stërvitje. Megjithatë, duket sikur belgu ka fituar betejën dhe do të debutojë në vizitën e madrilenëve në Girona.

Ish-lojtari Chelsea ka shfaqur një rritje progresive të performancës në seancat e fundit stërvitore dhe duket se ai është favorit për të mbrojtur portën e “Los Blancos”.

Por vendimi final, se kush do t’a fitojë vendin e titullarit, mbetet për t’u parë në ndeshje. Keylor ka pranuar sfidën që në momentin që Courtois i është bashkuar ekipit të tij.

Portieri nga Kosta Rika ka thënë: “Jam aq i etur për t’u larguar nga Madridi, sa për të vdekur”.

Tashmë të gjithë sytë do të jenë drejt trajnerit Lopetegui për të mësuar vendimin e tij, që me shumë mundësi do t’i japë fanellën e titullarit belgut Courtois, portierit më të mirë të kupës së botës.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Horge Mendes ka gati dhuratën e tretë për Juventusin

Isa.Autor

LËVIZJE SPEKTAKOLARE/ Ansu Fati nuk ndalet në kampionat. Gjen sërish golin me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ Xhaxhai i yllit Griezmann: Pas fitores së Botërorit…

Delo.autor

Leave a Comment