Futboll Seria A Sport

PRITET VENDIMI JUVENTUS-NAPOLI/ Gazetari ndez polemikat: Gjykatësi në siklet sepse…

Juventus-Napoli, si do të përfundojë? Gjykatësi sportiv mori ca më shumë kohë para se të merrte një vendim në ndeshjen e stadiumit “Allianz”,  planifikuar fillimisht për të dielën 4 tetor dhe nuk u luajt.

Përgjigja përfundimtare pritet sot: në fakt, sot është afati që u është dhënë palëve për të paraqitur dokumentacionin përkatës.

Hipotezat: 3-0 në tryezë në favor të Juventusit dhe për këtë arsye humbja e Napolit, ose shtyrja e ndeshjes për një datë të mëvonshme. Në të dy rastet, nuk përjashtohet një penalizim për ekipin e Gattuso.

Sakaq, gazetari Enzo Bucchioni foli për mikrofonat e TMW Radio duke ngritur polemikat e para: “Situata është shumë komplekse. Gjykatësi sportiv është në siklet sepse duhet të kuptojë se si të dalë pa dëmtuar askënd, duke marrë një vendim të vetëm. Ndeshja do të riluhet për mua dhe nuk do të ketë 3-0 në tryezë apo penalizim. ASL ka një të drejtë më të lartë dhe kjo duhet të ndiqet. Protokolli ka një dobësi, pasi autoritet autonome në sektorin shëndetësor kanë fjalën e fundit. Të gjithë janë në rregull, kështu që situata duhet të zgjidhet tani “.

Related posts

Donnarumma largohet nga Milani, gati transferimi tek PSG

Q.Autor

SPECIALE/ Botërori “Rusi 2018” një “trampolinë” për talentet që priten të “shpërthejnë” (VIDEO)

Sadik.Autor

Salah do vetëm Champions League: Nuk më interesojnë të tjerat

Sadik.Autor

Leave a Comment