Futboll Seria A

Pastrim parash me shitjen e Milanit? Reagon prokurori i Milanos, Francesco Greco…

Autoritetet kanë mohuar zyrtarisht raportet se Silvio Berluskoni është nën hetim për pastrimin e parave në shitjen e Milanit te kinezi Yonghong Li.

Raportet për pastrim parash nga dyshja Berlusconi-Li u shfaqën sot (e shtunë) në mëngjes tek gazetat La Stampa dhe Il Secolo XIX.

Aty është sugjeruar që kostoja e blerjes në prill ishte 720 milionë euro, rreth 300 milionë më shumë sesa klubi në të vërtetë vlente.

Shit-blerja e Milanit hetohet për pastrim parash?

Megjithatë, sot kryeprokurori i qytetit të Milanos, Francesco Greco, siguroi agjencinë e lajmeve Ansa se kjo nuk ishte e vërtetë.

Sipas tij nuk ka asnjë procedurë për hetim ndaj shitjes së ish-kryeministrit italian, Berlusconi tek biznesmeni kinez, Li.

“Nuk ka procedura penale që nga sot në lidhje me shitjen e Milanit”, ka thënë Greco për Ansa.

Ndryshe, pronarët e rinj edhe përkundër investimeve të mëdha nuk po gjejnë qetësi shkaku i rezultateve të dobëta.

Related posts

DYSHIMET E “ZONJËS”/ Mungon uniformiteti i gjykimit, ja kur është penalizuar Juventusi

Delo.autor

(VIDEO) Topi i botërorit tërbon portierët, Reina garanton gola pafund

Sadik.Autor

FIZIK BRILANT/ Më në fund GREZDA, sulmuesi vjen si RONALDO (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment