Futboll Sport

Vettel: Kaosi që krijoi shiu na hoqi mundësinë për “pole”

Edhe pse Ferrari i dominoi dy sesionet e para të provave zyrtare, atëherë kur duhej të siguronte “polke position” në pistën e Spa gaboi. Për Sebastian Vettel, që u rendit i dyti, pas Lewis Hamilton (Mercedes), rrëmuja që u krijua në pistë në momentin që nisi shiu ndikoi në këtë rezultart, pasi sipas tij “kokëkuqja” ishte më e shpejtë se makina gjermane. “Kishim një ritëm më të mirë se Mercedes, por kështu rrodhën ngjarjet. Mëkat, pasi mund të ishim të dy në vijën e parë”, u shpreh Vettel.

Pavarësisht kësaj, piloti gjerman shprehet se mnë garë situata mund të jetë ndryshe dhe Ferrari të tregojë se është më i shpejtë. “Vendi i dytë nuk është një rezultat i keq, ndërkohë që mund të bëjmë një start të mirë dhe më pas edhe një garë në sulm. Mendoj se jemi më të shpejtë se Mercedes dhe mund të bëjmë një paraqitje të mirë në garë. Edhe Kimi nuk pati fat, por ishte i shpejtë, ndaj presim një garë ndryshe nga Ferrari”, deklaroi Sebastian Vettel.

Related posts

RIKTHIMI I IBRAHIMOVIÇ? Moratti: Nëse do të isha president do të bëja çmenduri

Delo.autor

RRITJA E VLERËS SË LOJTARËVE/ Formacion prej gjysmë miliardi euro, skuadra e Kontes vlen një thesar

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Juventus mposht Sassuolo-n me përmbysje dhe kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment