Futboll Seria A Sport

DUAN PIKË TË PLOTA/ Roma-Atalanta: Spektakli s’duhet të mungojnë në “Olimpico”

Pas fitores në minutën e fundit të marrë në ndeshjen hapëse të kampionatit, Roma do të presë zikaltrit e Atalanta-s mbrëmjen e së hënës, të cilët e kanë nisur shumë mirë këtë sezon. Një magji e Edin Dzeko e ka ndihmuar skuadrën e Di Francesco të fitojë ndeshjen e parë të luajtur kundër Torino-s, por verdhekuqtë janë dukur pak të çorganizuar edhe për shkak të lojtarëve të shumtë të rinj që kanë ardhur në merkaton e verës.

Gjithsesi, Roma mbetet e pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat (6 fitore, 2 barazime). Sezonin e kaluar, ata kanë bërë një paraqitje shumë të mirë edhe në mbrojtje, me vetëm Juventus që ka pësuar më pak gola se verdhekuqtë në Serinë A. Ndërkohë, Atalanta ka qenë një nga ekipet që ka marrë një fitore bindëse në javën e parë të kampionatit, duke mundur 4-0 në shtëpi Frosinone-n.

Në fakt, ata kanë qenë një nga skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në kampionatin italian, me të paktën dy gola të shënuar në 37% të ndeshjeve që kanë luajtur sezonin e kaluar. për më tepër, në pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve, kanë sjellë 15 gola.

Roma, nga ana tjetër, nuk ka pësuar gol në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ka pësuar vetëm një gol në total. Që nga shtatori i 1984-ës, këto dy ekipe nuk kanë regjistruar asnjë barazim pa gola (56 ndeshje). Në 66% të ndeshjeve të sezonit të kaluar, Roma ka shënuar e para.

Related posts

RRËFIMI UNIK/ Erjon Bogdani: Zbulova Kumbullën, ju tregoj si e munda Ibrën dhe ndala Ronaldon

Delo.autor

Argjentina në buzë greminës/ Rusia “botërori i makthit” për të mëdhatë

Isa.Autor

ERIKSEN GATI TË RIKTHEHET TE FUTBOLLI I LUAJTUR/ Pritet firma me një klub të Premier Ligës

Delo.autor

Leave a Comment