Futboll Seria A Sport

KËRKOI LARGIMIN/ Joao MARIO shpjegon se nuk i ka treguar derën askush tek INTERI

Drejtori i Inter Piero Ausilio beson se skuadra tani është e kompletuar duke shtuar se ka vend edhe për Joao Mario.“Bëmë atë që duhet të bënim, organizuam gjithçka bashkë me trajnerin për të bërë një skuadër konkurruese,” shprehet Ausilio për Sky Sport Italia.

Me Roma-n që shiti Strootman te Marseille për 25 mln euro, a ka nevojë Inter të shesë Joao Mario-n jashtë Italisë?“Nuk e kemi ne në dorë. Mendoj se ka vend për Joao Mario-n, ai nuk është detyruar të largohet apo të kërkojë një klub të ri.

“Modric? Le të flasim për lojtarët që kemi. Jemi të lumtur me skuadrën që kemi krijuar teksa jemi munduar të përmirësojmë elementët që mungonin, sidomos për sa i përket eksperiencës dhe alternativave në sulm. “Mendoj se skuadra e Inter tashmë është e kompletuar.”

 

Related posts

Nuk e markoi siç duhet/ Pique i gjen një defekt Ronaldos: Mezi pret kontaktin, që të…

Sadik.Autor

TRONDITET MILAN/ Humb mesfushorin për katër muaj

Isa.Autor

MORI 1 PIKË TË “ARTË” NDAJ JUVENTUS/ Berat Gjimshiti: Shpresonim në një fitore, tashmë kemi…

Delo.autor

Leave a Comment