Futboll La Liga Sport

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Presidenti i Valladolid, Carlos Suarez, ka pranuar se kushtet e fushës së stadiumit “Jose Zorrilla”, për ndeshjen kundër Barcelonës, luajtur në fundjavën e kaluar, nuk plotësonin standardet e La Liga. Federata Spanjolle e Futbollit ka nisur një hetim pikërisht për gjendjen e terrenit, pasi Barça fitoi 1-0.

“Mendonim se do të ishte më mirë. Eshtë përgjegjësi e jona dhe nëse do të na gjobisin, atëherë do ta pranojmë, sepse do të ishte e drejtë. Fusha jonë la shumë për të dëshiruar, i kërkojmë ndjesë Barcelonës,” – pohoi Suarez.

Kjo ishte ndeshja e parë në shtëpi për Valladolid, katër vjet nga hera e fundit në elitën e futbollit spanjoll. Drejtuesit e La Liga kanë dhënë se nëse terreni nuk do të rregullohet për ndeshjen e ardhshme brenda kundër Alaves, më 16 shtator, fusha e Rayo mund të dënohet rëndë.

Huesca dhe Sociedad nuk i luajtën ndeshjen e parë në shtëpi, sepse po merren me rregullimin e terenit, por Vallecano nuk e bëri diçka të tillë.

“Kishim kohë të kufizuar për punimet, mendova se ia dolëm, por nuk ishte kështu. Gjërat do të ndryshojnë në ardhmen,” – tha Suarez.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet super ndeshja Arsenal-Chelsea në “Emirates”. Rezultati 3-1

Delo.autor

“Neymar është në një burg të lyer me flori te PSG”

Q.Autor

Pamje nga vendi ku ndërroi jetë basketbollisti i Kosovës, Gazmend Sianani (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment