Futboll La Liga Sport

PO ASGJESON RËNDËSIN E RONALDOS/ Lopetegui: Mentaliteti ishte gjëja më e rëndësishme

Pas luftimit të Real Madridit për t’i marrë tre pikët kundër Gironas mbrëmë, Lopetegui është ndarë shumë i kënaqur me skuadrën e tij. Reali pësoi një gol në fillim të ndeshjes mirëpo kampionët e Evropës u kundërpërgjigjën me katër gola, kështu duke siguruar fitore.

“Çfarë më ka pëlqyer më së shumti, ishte mentaliteti i ekipit sepse ka qenë një ndeshje shumë komplekse”, ka thënë Lopetegui.“Ata shënuan të parët por ne e treguam mentalitetin tonë të fortë”. “Çdo ndeshjes është kundër një skuadre të fortë dhe të duhet e tërë skuadra. I kam dy portierë të mrekullueshëm. Tre nëse e numëroni edhe Kiko Casillan”.

“Ne jemi duke i besuar Navasit për momentin dhe nëse më duhet të jem i sinqertë, ai ka bërë një punë të shkëlqyer”. “Do e shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen por ekziston një konkurrencë e madhe në secilin pozicion dhe kjo është shumë e mirë për skuadrën”.

Thibaut Courtois është lënë përsëri në bankën rezervë, pasi trajneri spanjoll momentalisht e preferon Navasin. Courtiois erdhi gjatë kësaj vere në “Bernabeu” nga Chelsea, duke e plotësuar ëndrrën e tij, mirëpo ende nuk e ka të sigurt vendin në formacion bazë të Lopeteguit.

Related posts

MANCHESTER CITY – HOFFENHEIM/ Ndeshje JETIKE për vendin e kreut në CHAMPIONS (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

KRISJE TOTALE ME MANCHESTER UNITED/ Ja ku pritet të luajë Cristiano Ronaldo sezonin e ardhshëm

F.autor

Presidenti i Atleticos, Cerezo: Jemi në garë për titull

Q.Autor

Leave a Comment