Futboll Ligue 1

Nantes-PSG, 14 vite pa fitore për “Kanarinat”

Ndeshja më e interesante e kësaj fundjave në Ligur 1 do të jetë ajo që do të zhvillohet mes Nantes së Claudio Ranieri-t dhe PSG-së së Unai Emery. “Kanarinat” janë rigjallëruar nga trajneri italian dhe, pas luftës për mbijetesë dhe rënies nga kategoria në vitet e fundit, ata janë aktualisht në vendin e pestë të renditjes, pesë pikë larg zonës europiane. Nantes ka një vetëbesim që i kishte munguar për disa sezone. Gjithashtu, ata do të paraqiten në këtë ndeshjes pas dy fitoreve të njëpasnjëshme të marra në dy takimet e fundit të kampionatit.

Ata kanë fituar 6 nga 9 ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në shtëpi. Problemi kryesor është mungesa e golave, me vetëm 9 realizime në takimet e luajtura para publikut vendas. Vetëm Caen dhe Metz kanë bërë më keq. Por ata janë skuadra që ka pësuar më pak gola (5) në ndeshjet e Ligue 1 të luajtura në shtëpi. PSG, nga an tjetër, ka siguruar kualifikimet në raundet pasardhëse të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës në ditët e kaluara dhe do të paraqiten në këtë takim pas tri fitoresh radhazi të marra në kampionat. ata kanë marrë 20 nga 27 pikët që kanë pasur në dispozicion në takimet e Ligue 1 të luajtura në transfertë.

PSG ka pësuar vetëm 1 humbje në këtë sezon. Për sa i takon përballjeve direkte, PSG ka fituar 6 ndeshje radhazi në fushën e Nantes, më këta të fundit që nuk fitojnë që nga 2004 kundër PSG. Në 12 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Nantes në të gjitha kompeticionet, PSG ka realizuar të paktën dy gola.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda e “Djajve të Kuq” sulmon: Futbolli i Van Gaal ka qenë më i keqi se…

Delo.autor

LIVE/ Alaves-Barcelona, Alena kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Futbollisti shqiptar i pafat, shënon autogol të çuditshëm në “Derbi” ndaj Çekiçit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment