Futboll Seria A Sport

DËSHTOI NË DEBUTIM/ Vrsaljko: Ja çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Torinon…

Pasi ka ndërhyrë për mikrofonët e “Inter TV”, mbrojtësi i djathtë kroat i Inter, Sime Vrsaljko, ka komentuar barazimin 2-2 që formacioni i Luciano Spalleti arriti në shtëpi, në sfidën kundër Torino, ku hodhi poshtë dy gola avantazh.

“Kam një dhimbje në kavilje, por nuk është asgjë e rëndë dhe do të jem gati për ndeshjen tjetër. Më vjen keq për tifozët, që ishin të shumtë në numër. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por kur pësuam golin e parë nuk bëmë më atë që dimë të bëjmë. Duhet të ngremë kokën dhe të mendojmë pozitivisht duke parë përpara, të gjithë së bashku.”

Më pas, lojtari i ardhur nga Atletico Madrid vazhdon: “Në nivel personal jam në skuadër prej vetëm dy javësh dhe kam nevojë edhe për pak kohë. Nuk është justifikim sepse kur zbret në fushë duhet të japësh gjithmonë 100%. Këtë herë nuk mjaftoi. “San Siro” është një stadium i mrekullueshëm. Inter është një klub i madh që luan gjithmonë për fitore.”

Related posts

TRONDITET MILANI/ Atletico Madrid synon yllin e mesfushës së KUQEZINJËVE

Isa.Autor

INTERI FUTET “FUQISHËM” NË MERKATO/ Gati kontrata për anësorin e Mançester Junajtid

F.autor

Eleminoi BARCELONËN nga Champions League, lojtari i ROMËS vendos për të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment