Formula 1 Sport

E PARAKALOI NË START/ Hamilton i habitur: Vettel më MAHNITI me një truk special

“E përgëzoj Vettel për fitoren. Unë bëra gjithçka që ishte e mundur për ta fituar garën, por besoj se në pistën e Spa ky ishte maksimumi unë. Kur më parakaloi në xhiron e parë, nuk e pashë fare manovrën e tij. Ferrari përdori një truk special për të ecur fortë në atë pjesë të pistës”, u shpreh Lewis Hamilton, që edhe pse e nisi garën e Belgjikës nga vendi i parë në fund u klasifikua i dyti. Pavarësisht kësaj, piloti britanik i Mercedes qëndron në krye të renditjes së botërorit të Formula 1.

“Nuk ishim aq të shpejtë sa Ferrari, ndaj brenda një jave, deri në garën e Monza, duhet të përpiqemi të rikuperojmë terrenin e humbur në Spa. Ne u përpoqëm që ta parakalonim pas largimit të makinës së sigurisë, por nuk ia dolëm mbanë. Ata kishin diçka të veçantë në këtë garë, të cilën ne nuk e zotëronim dot. Megjithatë, beteja do të vijojë deri në fund”, u shpreh Hamilton, që ka 17 pikë avantazh Karshi Vettel në renditjen e përgjithshme të kampionatit për pilotë.

Related posts

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Delo.autor

PASI FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Di Maria: Te PSG duam të fitojmë gjithçka, ta bëjmë Messin të…

Delo.autor

Roma shfaq interes për Mario Balotellin

Sadik.Autor

Leave a Comment