Futboll La Liga Sport

REFUZOI CHELSEAN/ ATLETICO do ta shpërblej me një kontratë të MAJME portierin më të mirë në BOTË

Jan Oblak ishte vendimtar në mbrëmjen e së shtunës në Wanda Metropolitano ndaj Rayo Vallecano. Nuk ishte hera e parë që portieri bën diferencën për skuadrën e Diego Simeones. Klauzola 100 mln euro e gardianit është një shqetësim për Atletico Madrid dhe prandaj duan ta rinovojnë kontratën e tij, duke shtuar një klauzolë 200 mln euro për t’u siguruar që ai të qëndrojë për shumë vite në kryeqytetin spanjoll.

Atletico ka bërë një merkato të madhe gjatë verës dhe ka arritur të mbajë edhe një nga portierët më të mirë në botë. Chelsea donte me çdo kusht sllovenin, por si përfundim mori Kepa nga Athletic Bilbao për 80 mln euro. Edhe Real Madrid donte Oblak, por mori Courtois nga Chelsea.

Ideja e Atletico-s për rinovimin e kontratës së 25-vjeçarit është të përfundojë përpara Krishtlindjes me një rrogë të përmirësuar për të treguar rëndësinë e tij në skuadër.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Trajneri i Ajaxit sfidon: Në krahasim me Realit do të luajmë…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Topa të humbur dhe krosime pa adresë, diferenca nga krahët. Ja si e pësoi Kombëtarja…

Delo.autor

ISH LOJTARI ZBULON BISEDËN/ Neymar është penduar për largimin nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment