Futboll Seria A Sport

“Divorci” me Partizanin/ Çani prezantohet te klubi i ri në futbollin italian

Edgar Çani është prezantuar ditën e sotme, te skuadra e Vibonezes në Serinë C, ku do të vazhdojë karrierën pas ndërprerjes së kontratës me Partizanin. Sulmuesi 29-vjeçar menjëherë pas “divorcit” me Partizanin, ndërsa ditën e sotme, ai është prezantuar nga klubi italian nëpërmjet faqes zyrtare.

Çani do të rikthehet në Itali, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Peskarës, Palermos, Askolit, Padovës, Piaçencës, Modenës, Kataniat, Karpit, Barit dhe së fundmi Pizës. Viboneze u ngjit këtë sezon në Serinë C, ndërsa do të synojë ngjitjen në B.

Related posts

ZVICËR-SPANJË/ Udhëtimi i gjatë drejt Rusisë, Helvetët më shumë lodhje sesa “La Roja”

Delo.autor

MERTENS NUK JEP GARANCI/ Napoli shënjestron sulmuesin e Italisë…

Delo.autor

PRISHET PLANI I MOURINHOS/ Dëmtimi i Kumbullës shqetëson Romën. Mbrojtësi kuqezi kthehet në Itali

Delo.autor

Leave a Comment