Eusebio Di Francesco është shprehur i pakënaqur me mënyrën e qasjes së skuadrës së tij në barazimin (3-3) ndaj Atalantas.
Giallorossët e nisën mirë sfidën me një gol të Javier Pastores që në minutën e dytë, mirëpo më pas i pranuan tre gola në pjesën e parë.
Eusebio Di Francesco (Foto: Getty Images)
Sidoqoftë, në fraksionin e dytë ata u kthyen për t’i shënuar edhe dy gola duke nxjerrë një barazim.
Nga ana tjetër, Atalanta i kishte pushuar shumë lojtarë duke përfshirë edhe kapitenin Papu Gomez, prandaj Roma pritej ta kontrollonte këtë sfidë.
Eusebio Di Francesco (Foto: Getty Images)
“Duhet lavdëruar Atalanta që ka formë mbresëlënëse fizike në krahasim me neve dhe shumë skuadra tjera. Në gjysmën e parë, ata kishin më shumë karburant në rezervuarin e tyre, nga ana tjetër ne bënim gjithçka gabim”
“Do t’i kisha ndërruar shtatë ose tetë lojtarë që në pjesën e parë po të mundja, mirëpo u kthyem”.
“U nervozova sërish në 10 minutat e fundit, sepse ishim tërhequr dhe nuk luanim si skuadër, duke e lejuar Atalantan të krijonte shanse për ta fituar ndeshjen”, ka thënë trajneri i Romës.


