Futboll Premier League Sport

Pochettino: Fitorja ndaj Unitedit na ka thënë besim, vazhdojmë

Tottenham Hotspur arriti fitore ndaj Manchester Unitedit me rezultat 0-3 dhe për këtë u shpreh i lumtur Mauricio Pochettino.

Trajneri i Spurs tha se kjo fitore i jep besim skuadrës së tij, por ata duhet të vazhdojnë kështu.

“Sa vlen ky rezultat për ju? Janë tre pikë, por pas katër viteve pa shënuar në Old Trafford, kjo fitore është shumë e rëndësishme”.

Mauricio Pochettino duke këshilluar Dele Allin gjatë ndeshjes Tottenham Hotspur-Manchester United (Foto: Getty Images)

“Nuk është një rezultat vendimtar, mungon edhe shumë deri në fund të sezonit. Megjithatë kjo ndeshje na jep besim të shprehim lojën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kemi arritur tre fitore në tre ndeshje, duhet të mbajmë qetësinë dhe të punojmë shumë”, ka thënë Pochettino.

Vlen të theksohet se skuadra nga Londra në afatin kalimtar të verës nuk bëri asnjë transferim.

Ndeshja e ardhshme e Spurs në Ligën Premier është kundër Watforidit.

Related posts

PAS 2 MINUTASH LOJË/ Ylli i Napolit shtang “Romakët” me një gol spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

Spalletti: Nuk kemi para për futbollistë të mëdhenj

Q.Autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Ronaldo flet për trajnerin e ri: Solskjaer është një …

Isa.Autor

Leave a Comment