Futboll Seria A Sport

Mbyllet përfundimisht “telenovela”/ HYSAJ vendos të rinovojë me NAPOLIN (DETAJE)

Elseid Hysaj drejt rinovimin me Napoli.

Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit të djathtë nga Shqipëria, ka folur për mikrofonët e “CalcioNapoli24”: “Në këto vitet e fundit Hysaj ka bërë më shumë kujdes për fazën mbrojtëse, ndërsa tani me Ancelotti duhet të tregojë se është në lartësinë e duhur për të sulmuar. E ka nisur sezonin me një asist dhe uroj të vazhdojë kështu.”

“Chelsea? Ai është shumë i lumtur që ka mbetur te Napoli. Kishte shumë dëshirë të punonte me Ancelotti sepse është trajneri i duhur për ta përmirësuar si futbollit. Rinovimi i kontratës është në interesin e tij, por edhe të Napoli, sepse po flasim për një nga mbrojtësit më të mirë në rolin e tij. Kemi lënë një takim në javën e parë të shtatorit, për të gjetur marrëveshjen për kontratën e re. Palët janë shumë pranë.”

Related posts

SEZON PËR TU HARRUAR/ Kalvari i Ansu Fati, operohet për herë të katërt në 6 muaj

Delo.autor

Zbulohet sekreti francez i Botërorit: Mbappé rrezikoi në gjysmëfinale dhe finale

Isa.Autor

SFIDA ME ANGLINË PËR “KATAR 2022″/ Specialisti i UEFA-s: Ju shpjegoj si po e kthejmë fushën e “Air Albanias”-s në gjendje optimale

Delo.autor

Leave a Comment