Futboll Premier League Sport

XHAKA U ZGJODH KAPITEN I PËRHERSHËM I ARSENAL/ Flet trajneri Emery: Ndonjëherë bën gabime, por…

Granit Xhaka është zgjedhur kapiteni i Arsenalit për sezonin e ri, teksa do të zëvendësoje Laurent Koshielni, i cili kaloi në merkaton e verës te francezët e Bordosë.

Trajneri Emeri ka marrë shumë kritika nga tifozët, për shkak se ia dha shiritin e kapitenit mesfushorit shqiptar, ndonëse ky i fundit u zgjodh nga lojtarët e ekipit.

Për këtë ka folur vetë trajneri i londinezëve i cili shprehet: “Gjëja më e rëndësishme për Xhakën është të shikojë vetëm përpara dhe të tregojë cilësitë e tij, me sjelljen dhe angazhimin e tij në dhomat e zhveshjes, pasi lojtarët e votuan pikërisht për këtë. Çdo ndeshje për të dhe për ne është një mundësi shumë e mirë për të treguar aftësitë tona. Unë besoj tek ai pasi është një njeri i mirë, një profesionist dhe një lojtar i mirë. Ndonjëherë bën gabime, por më e rëndësishmja është t’i analizojë dhe t’i korrigjojë ato. Sfida e tij dhe e jona është të ndryshojmë mendimin e të tjerëve për ne, dhe të tregojmë personalitet duke u përmirësuar në çdo ndeshje.”, theksoi tekniku Emeri.Emeri

Arsenali do të përballet ditën e nesërme me Mançester Junajtid, në fushën e këtyre të fundit dhe, shpresojnë se do të dalin nga “Old Trafford” me një rezultat pozitiv, pasi edhe skuadra e Solskajer nuk po kalon një moment të mirë.

Related posts

“MËSOVA SHUMË NGA BUFFON”/ Mbappe: E çuditshme lamtumira e tij nga PSG

Delo.autor

Ronaldo e kërkon Marcelon në Juventus

Isa.Autor

“E KENI NDERUAR FANELLËN”/ Lojtarët e “Kuqezinjve” marrin mesazhin e veçantë para ndeshjes ndaj Juventus

Delo.autor

Leave a Comment