Futboll Sport

DUAN TITULLIN/ Orges SHEHI më i mirë se Ilir DAJA: Statistikat të lënë pa fjalë

Pa filluar sezoni pak kush e mendonte se Skënderbeu do të ishte një skuadër e fortë, pas problemeve që ka në UEFA, mirëpo korçarët kanë bërë që për ta të ndërrohet përsëri opinioni. Në krye te ekipit ka ardhur dikush që e njeh shumë mirë atë ambient, kush më mirë se Orges Shehi. Madje deri më tani ka arritur të bëjë shumë mirë, pasi në 3 ndeshje zyrtare ka marrë 3 fitore, duke sjellë në shtëpi trofeun e Superkupës, pasi në finale triumfuan ndaj Laçit.

Starti është shumë i mirë, madje më i mirë se i një sezoni më parë. Me Ilir Dajën vitin e shkuar në dy takimet e para, kampionët grumbulluan 4 pikë, 2 fitore dhe një barazim, ndërsa nën drejtimin e Orges Shehit janë me pikë të plota, pasi fituan ndaj Partizanit në shtëpi dhe Kastriotit në transfertë.

Përsa i përket ndeshjes së ardhshme mbetet për t’u parë nëse bardhekuqtë do të “korrin” një tjetër 3 pikësh, ku në shtëpi presin Laçin.

Related posts

NGA IDHULLLI TEK GOLI MË I BUKUR ME INTERIN/ Rrëfimi special i Lukakut: Levandovski më i miri i momentit…

Delo.autor

Fitorja e Gjermanisë, Merkel: Mos u dorëzoni kurrë!

Sadik.Autor

E KRAHASONIN ME MESSIN/ Njihuni me historinë e rrallë të H’Maidat që u bë KRIMINEL

Isa.Autor

Leave a Comment