Futboll Seria A Sport

GATTUZO E DO PATJETËR/ MILANI nis kontaktet me sulmuesin e Man United

Milan interesohet për Anthony Martial të Manchester United, thonë raportet nga Franca, dhe mund të bënte një lëvizje në Janar. Sulmuesi francez ka vuajtur të gjejë hapësira në skuadrën e Mourinho-s në Old Trafford, duke bërë 18 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar.

Sipas RMC Sport ai i ka thënë klubit se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, e cila skadon në fund të sezonit. Djajtë e Kuq kanë një opsion për ta shtyrë edhe një vit kontratën e lojtarit dhe me siguri që do ta aktivizojë, por çmimi i tij do të zbriste gjithsesi.

Gazeta franceze është e bindur se Milan është gati të mposhtë Chelsea dhe Juventus për firmën e tij dhe do të ishte në gjendje të paguante 4 mln euro në vit për lojtari, aq sa merr aktualisht tek United. Kuqezinjtë mund të ofrojnë një huazim në janar me obligim për blerje përfundimtare, por shumë gjëra do të varen nga Mourinho.

Portugezi aktualisht është nën presion të madh, por nëse ai do të zëvendësohej nga një trajner i ri, lojtari mund të qëndronte.

Related posts

GJEST I MADH NGA KLUBI KOSOVAR/ Të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

Ibrahimoviç nuk përmbahet, i bën një dhuratë të veçantë vetes

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Roma gjen sulmuesin e së ardhmes, firmos deri në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment