Futboll Premier League

Tottenham shkatërron Everton, Kane vendos rekord

Tottenham ka fituar 4-0 ndeshjen me Everton dhe ka kapuar Liverpool në renditje. “Spurs”, pas 3 pikëve të sotme, janë ngjitur në kuotën e 44 pikëve, po aq sa Liverpool i vendit të katërt, por “Të Kuqtë” kanë një diferencë më të mirë golash.

Ka qenë një ndeshje historike për Harry Kane, i cili ka realizuar dy gola (47’, 59’) dhe është bërë golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave i Tottenham në Premier League. Sulmuesi anglez ka shkuar në kuotën e 98 realizimeve dhe ka lënë mbrapa legjendën e “Spurs”, Teddy Sheringham, i cili ka shënuar 97 gola me Tottenham.

Gjithashtu, 24-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit me 20 realizime. Dy golat tjerë të ndeshjes janë realizuar nga Son në minutën e 26-të dhe Eriksen në minutën e 81-të.

Kjo ka qenë humbja e tretë radhazi për Everton, që mbetet në vendin e nëntë të renditjes me 27 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjesh të luajtura në këtë kampionat.

 

Related posts

FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll!

Sadik.Autor

PAS TRADHËTISË SË ICARDIT/ Wanda Nara poston FOTON me ish-bashkëshortin

Delo.autor

PREKËSE/ AMANETI I PAZAKONTË i tifozit të ndjerë: Në vend të luleve, sillni golat e…

Isa.Autor

Leave a Comment