Futboll Sport

Ronaldo e kërkon Marcelon në Juventus

Ylli I Juventusit, Cristiano Ronaldo, dëshiron që mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, t’i ndjek hapat e tij dhe t’i bashkohet skuadrës së Juventusit, raporton Don Balon.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 117 milionë euro. Ai i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje dhe kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi në tre vitet e fundit. Megjithatë, ai mendonte se kishte ardhur koha që ta ndryshonte klubin e tij, përcjell Gazeta Express.Që nga transferimi Ronaldos në Juventus, është spekuluar se Juventusi do të tentojë ta transferojë edhe mbrojtësin brazilian, Marcelon. Ai ka luajtur së bashku me Ronaldon për nëntë vite në Real Madrid, ku kanë krijuar një marrëdhënie të mirë si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj.

Tuttosport raporton se Juventusi do të tentojë ta bindë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, me ofertë prej 50 milionë euro, por kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse Alex Sandro largohet nga klubi.

Marcelo, për momentin, në Real Madrid ka pagë prej 11 milionë eurosh në sezon. Kjo do të thotë që Juventusit, përveç shumës që do t’i duhet t’ia paguajë Real Madridit, do t’i duhet të shpenzojë shumë para edhe për pagën e Marcelos, në mënyrë që ta bindin edhe atë të transferohet në Itali.

Megjithatë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk është i interesuar ta shesë Marcelon, përveçse nëse ndonjë klub arrin ta paguaje klauzolën e tij të largimit, e cila raportohet se është 200 milionë euro.

Related posts

ËSHTË MË I KËRKUARI NË MERKATO/ “Bomberi” Muriqi kthehet në objektiv nga Serie A, ja klubet që e kërkojnë

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ MUSTAFI rrezikon të pezullohet pas festimit me SHQIPONJË

Isa.Autor

“QENKA CUN I KEQ”/ Ylli i Villarealit: Mesfushori i BARÇËS më MASAKROI me…

Isa.Autor

Leave a Comment