Futboll Kombëtarja Sport

“NUK ËSHTË ME VEND KRAHASIMI ME SHQIPËRINË E PANUÇIT”/ Flet Reja: Kombëtarja gjithmonë synon të…

Edi Reja do të dalë sot përpara mediave duke filluar nga ora 11:00, për të prezantuar listën e të grumbulluarve për tri ndeshjet që Shqipëria do të luajë në nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji.  Trajneri do të prezantojë sot listën, strategjinë për këto takime dhe do të shpjegojë situatën e lojtarëve nëpër ekipet e tyre.

Mungesat- Kemi probleme edhe këtë herë ashtu si në grumbullimin e fundit. Nga dëmtimet por edhe nga virusi. Kemi disa mungesa, Vrioni dhe Trashi janë dy lojtarë në pikëpyetje. Të hënën do kemi një panoramë të qartë për lojtarët. Gjasula do ketë një ndeshje të martën dhe do flasim me të se ccfarë do ndodhi. Ne do të kemi ndeshje miqësore me Kosovën dhe aty do jemi më të qartë.

Mungesa e minutave- Dihet që jam i shqetësuar për këtë situatë dhe për problemet me klubet. Sidomos me klubet italiane që kanë rregulla të veçanta. Ne kemi pasur kontakte me lojtarët, është problem për të gjitha vendet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Kemi përpara 1 miqësore me Kosovën dhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Uroj të mos kemi probleme me lojtarët, pasi me lojtarët e mbrojtje kemi disa probleme. Do kem shumë pak kohë për të përgatitur ndeshjen miqësore, por besoj se do kem lojtarët më të mirë në grumbullim.

Objektivat– Në dy ndeshjet e fundit në donim 4 pikë dhe morëm vetëm 2 pikë. Në ndeshjen e parë nuk bëmë mirë, por te e dyta ishim më mirë. Në dy ndeshjet e ardhshme kemi objektivin të fitojmë. Objektivi ka qenë gjithmonë vendi i parë në grup dhe do japim maksimumin ta arrijmë këtë.

Tifozët– Kemi zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe të tjera jo të mira. Do duhej të fitonim në disa duele, në fushë duhet të japim 110 përqind për të arritur objektivin e grupit sepse kemi për detyrë t’i fitojmë ndeshjet e radhës për të kapur objektivin.  Ndeshjet pa tifozë nuk janë ndeshje natyrale futbolli. Do na ndihmonin dhe do ishim komod me tifozët tanë në stadium. Në fushë do japim maksimumin edhe pse pa tifozë. Është një futboll ndryshe dhe ne duhet të japim maksimumin për objektivin

Eksperimentet në ndeshjet e fundit- Ne në ndeshjet e fundit, kemi pasur mundësi të bëjmë disa prova. Brojës i kemi dhënë mundësinë, ka bërë shumë mirë. Kemi provuar Kallakun që e kemi parë në aksion. Ndeshja me Kosovën do më shërbejë për të parë lojtarët, por vendimtare do jenë ndeshjet në Ligën e Kombeve. Do jetë e rëndësishme vëllazërore, por shqetësimi im është se mezi pres të shikoj lojtarët që do të kem në dispozicion.

Kosova dhe e kaluara- Është një situatë ku nuk e shikoj me vend krahasimin e ndeshjes me 2018-ën, kur ishte Panuçi. Shqetësimi im është të kem të gjithë lojtarët. Dy ndeshjet zyrtare janë primare për mua, pa harruar rëndësinë ndaj Kosovës. Duam ët bëjmë një paraqitje të mirë. Këto 3 ndeshje kanë ardhur në një moment të vështirë të gjithë. Shqipëria luan gjithmonë për të fituar. Shpresoj që lojtarët që do të zbresin në fushë të japin maksimumin.

Related posts

Griezmann në Barcelonë? Kështu përgjigjet Diego Simeone

Q.Autor

TALENTI “SHPËRTHEN” NË SERIE A/ Flet babai i futbollistit: Nëse do “flijohej” nga Roma, mund ta zgjedhë vetëm…

Delo.autor

MILAN-ATALANTA/ Pas një penallti të shkaktuar nga Kessie, Ilicic ndëshkon “Kuqezinjtë” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment