Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Sot kompletohen grupet, duele të forta për tre vende të mbetura

Pas ndeshjeve të mbrëmjes së djeshme, sot luhen dhe tre sfidat e mbetura të fazës Play-off në Champions League, për të kompletuar më pas tablonë e 32 skuadrave që do të jenë në fazën e grupeve.

Sfidë e fortë pritet të jetë në Selanik mes PAOK dhe Benfica-s, pas barazimit 1-1 para një jave në Portugali që lehtshëm favorizon grekët. Ndërkohë në Holandë gjërat janë më të qarta, ku PSV duhet të administrojë fitoren në transfertë 3-2 të arritur ndaj bjellorusëve të BATE Borisov.

Interesante dhe sfida e Salzburgut me serbët e Crvena Zvezda, ku barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Beograd ka lënë gjithçka të hapur për ditën e sotme. Takimet zhvillohen të gjitha në orën 21:00.

Related posts

SKËNDERBEU-FLAMURTARI/ Daja flet për përballjen e vështirë me ish-skuadrën e tij

Isa.Autor

“EURO” 2020″/ Ndizet sfida në “Olympico”. Shtylla i mohon eurogolin Bernardeschit, uellsianët me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

ITALI-BOSNJE-HERCEGOVINË/ “Azurrët” e Mancinit kërkojnë vetëm fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment