Futboll Shqipëri Sport

SKËNDERBEU-FLAMURTARI/ Daja flet për përballjen e vështirë me ish-skuadrën e tij

Ditën e diel në orën 17:00 në stadiumin e Korçës do të luhet super dueli ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Sigurisht një ndeshje speciale do të jetë edhe për trajnerin Itlir Daja i cili duhet të përballet me Skënderbeun, ekip me të cilin fitoi gjithçka.

Në një deklaratë për mediat, Daja e ka të qartë se Flamurtari përveçse duhet të jetë i përgatitur mirë taktikisht, duke të tregojë edhe një karakter të fortë në këtë fushë të vështirë.

Për pikë në Korçë: Është një fushë shumë e vështirë sa i përket anës sportive. Është një ekip që deri më tani ka treguar se ka një formë të mirë sportive, edhe pse vjen pas humbjes me Laçin. Besoj se ata do bëjnë maksimumin për të mos pësuar dy humbje rresht, por që dhe ne kemi objektivat tona. Duke e vlerësuar maksimalisht Skënderbeun, do të gjejmë ato pika jo të forta që ata kanë, me të cilët kemi punuar këto dy ditë, për të arritur qëllimin që kemi për të marrë pikët tona në Korçë”.

Mungesat: Ata që do hidhen në fushë nuk kanë nevojë për motivim, pasi në një fushë si e Skënderbeut, ku luhet futboll, të gjithë kanë dëshirë që të japin më të mirën e tyre. Ajo që na takon ne si staf duhet t’i përqendrojmë lojtarët te detyrat taktike, në mënyrë që loja të mos udhëhiqet nga doza emocionale, por me një logjikë sportive.

Çështja “Cale”: Sipas informacioneve që kam, edhe në këtë ndeshje Cale nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Do të shohim pas ndërprerjes së kampionatit. Di vetëm që në ndeshjen me Skënderbeun nuk do të jetë”.

Related posts

AKUZAT NDAJ “FF AFGANE”/ Gratë e Kombëtares së Afganistanit kanë rrëfyer në detaje

Delo.autor

ECURIA FANTASTIKE/ Sulmuesi Broja kryeson listën e golashënuesve “Kuqezi”, 19-vjeçari lë pas Uzunin me shokë

Delo.autor

HAJDUTËT PO BËJNË KËRDINË/ Talenti italian merr masat. Shpenzon 30 mijë euro për të blerë… dy qen

Delo.autor

Leave a Comment