Futboll Seria A Sport

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse RONALDO do të mungojë tek PORTUGALIA

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk do të luajë në ndeshjen e Kombëtares së Portugalisë kundër Kombëtares së Italisë më 10 shtator, pasi që dëshiron të stërvitet për Juventusin, raporton La Gazzeta dello Sport. Raportohet se ish-sulmuesi i Real Madridit ka refuzuar të luajë në ndeshjet kundër Kroacisë dhe Italisë, ndeshjet këto të cilat do të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve. Këto ndeshje do të mbahen gjatë pushimit që kanë klubet e futbollit pas ndeshjeve të kësaj jave.

Një javë pasi të përfundon pushimi për klubet, “Zonja e vjetër” do të debutojë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon dhe Ronaldo dëshiron të jetë 100 përqind në formën e tij më të mirë.

Ronaldo u transferua në Juventus nga Real Madridi këtë verë për 117 milionë euro. Ai e kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve për tri vite radhazi me klubin madrilen dhe tifozët e Juventusit kërkojnë nga ai të bëjë të njëjtën gjë edhe për italianët.

Ronaldo nuk ka arritur ende të shënojë fol për klubin e tij të ri këtë sezon. Në ndeshjet kundër Chievos dhe Lazios, ai nuk arriti të shënojë, megjithatë tifozëve të Juventusit ai u bëri përshtypje me performancën e tij.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea gati 80 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Shilton nuk e harron golin e Maradonës: Ai duhet të kërkojë falje

Q.Autor

Egjipti befasohet nga Arabia Saudite, Salah largohet me turp nga Botërori (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment