Champions League Futboll Sport

TË GJITHË KUNDËR UEFA-s/ Lineker: Goli i RONALDOS nuk ishte më I BUKURI, duhej zgjedhur…

Anglezët, sidomos kur flitet për futboll, kanë mendime që shpesh herë dalin kundër rrymës. Premier League është kampionati më i bukur, më i pasur, më me ritëm dhe ai me tifozët më të zjarrtë në botë. Kjo është e vërtetë, por jo detyrimisht të gjitha elozhet duhet të shkojnë për ta.

UEFA e vlerësoi golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo, me roveshatë kundër Juventus.

Gary Lineker, ish-sulmuesi i njohur i Anglisë, aktualisht opinionist televiziv mendon se nuk ishte goli i shënuar nga “CR7”, më i bukuri i sezonit të kaluar. Sipas Lineker, goli më i bukur ka qenë ai i shënuar nga Gareth Bale në finalen e Champions League kundër Juventus, edhe ai me roveshatë.

Linker mendon se ekzekutimi i këtyre golave ishte i ngjashëm, por faktikisht duhet vlerësuar më shumë nga rëndësia e ndeshjes.

Këtë e tregon me mesazhin: “Për sa kohë ishte një gol i bukur, unë mendoj se nuk kishte asgjë më shumë se goli i Bale në finale.”

Related posts

PO MAHNITË NË HOLANDË/ Chelsea “piketon” talentin brazilian të Ajaxit

Isa.Autor

ROMA-ATALANTA/ Verdhekuqtë kalojnë në avantazh me një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

ITALI-ANGLI/ Prifti paraprin meshën dhe fton të gjithë të shikojnë finalen në kishën ku është rritur Mancini

Delo.autor

Leave a Comment