Futboll Seria A

ISH SULMUESI ZIKALTËR OPTIMIST/ INTERI e ka për DETYRË të jetë ANTI-JUVE

Ish-sulmuesi i Inter Julio Cruz beson se Zikaltrit, jo Napili, duhet të jenë anti-Juve. Cruz – i cili ka fituar katër kampionate me Inter mes 2003 dhe 2009, duke shënuar 75 gola, e ka bërë të qartë se Baneamata janë favoritët kryesorë për titull.

“Inter duhet të jetë anti-Juve, kështu ka qenë historikisht,” shprehet ai për Gazzetta dello Sport. “Zikaltrit kanë rivalizuar gjithmonë Juventus, bashkë me Milan. Zikaltrit duhet të rikthehen të luftojnë për titullin kampion dhe Spalletti duhet të punojë në aspektin mendor të lojtarëve.”

Argjentinasi më pas është pyetur për blerjen e re të Inter, Lautaro Martinez. “E kam parë në Argjentinë dhe është një vrasës,” vijon 43-vjeçari.

“Do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur në Itali. Edhe me mua kështu ndodhi. Ka shumë ndryshim mes kampionatit argjentinas dhe atij italian.”

Related posts

Mbyllen takimet e Kategorisë së Parë, Bylisi surprizon Lushnjen në sekondën e fundit

Isa.Autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E SERIE A/ Për Prandellin dy skuadra kanë diçka më shumë se Juventus

Delo.autor

“PERLA” NGA ANGLIA/ Realizohet goli i sezonit në Premier League

F.autor

Leave a Comment