Futboll Seria A

JUVENTUSI MERR LAJMIN E MIRË/ Ylli i skuadrës shmang operacionin në gju

Juventusi po përgatitet për ndeshjen e Bergamos, kundër Atalanta-s. Në të njëjtën kohë, për skuadrën bardhezi vjen një lajm i mirë nga infermieria, lidhur me kushtet fizike të kolumbianit Juan Cuadrado, aktualisht në “bokse”.

Deklarata për shtyp, e lëshuar nga “Zonja e Vjetër”, pjesërisht e parashikuar nga Allegri në një konferencë për shtyp, flet për shmangien e operacionit në gju: “Cuadrado po vazhdon terapinë konservatore, me disa përmirësime, dhe aktualisht nuk ka indikacione se duhet vijuar me ndërhyrje kirurgjikale”.

Cuadrado, i cili e mori këtë dëmtim gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Young Boys, deri më tani ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar një gol në sezonin aktual.

Related posts

NJË “MAKINERI” PERFEKTE/ Por Liverpool nuk heq dorë nga merkato, Klopp piketon një yll në Bundesliga

Delo.autor

FUTBOLLI NË KAOS/ FSHF-ja bën mbledhje urgjente, diskutohet çështja e rëndësishme për…

Isa.Autor

Rooney pretendon se ka një skuadër që është më e mirë se Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment