Futboll Seria A Sport

Buzëqesh Spalletti/ Nainggolan gati për Bolognan, belgu gati për debutimin

Lajme të mira për tifozët e Interit dhe mbi të gjitha për trajnerin e zikaltërve Luciano Spalletti. Sipas raportimeve të mediave italiane blerja e madhe e zikaltërve në këtë merkato vere, Radja Nainggolan është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor që pësoi në miqësoren ndaj Sionit në muajin korrik dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë në sfidën e kësaj të shtune ndaj Bolognas.

Në stërvitjen e sotme Naiggolan u provua në rolin e mesfushorit të avancuar pas dy sulmuesve që ishin Perisic dhe Icardi. Spalletti më në fund do të ketë në dispozicion benjaminin e tij për t’i ndryshuar fytyrën Interit që e ka nisur shumë keq kampionatin duke marë vetëm 1 pikë në 2 javët e para. Ndërkohë shqetëson Asamoah i cili nuk u stërvit me grupin këtë të mërkurë pas goditjes që mori në sfidën përballë Torinos. Ganezi është në dyshim për sfidën ndaj skuadrës së Filippo Inzaghit.

Related posts

Allegri fiton “Stolin e Artë”: Tranjeri i ka uruar të gjithë, përveç Sarri-t

Sadik.Autor

Sadiku drejt Turqisë, shok skuadre me ish yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

Reagon klubi i Skënderbeut: Paraqesim në kohë ankimimin në CAS

Sadik.Autor

Leave a Comment