Futboll Seria A Sport

“Isha i lumtur vetëm kur pija”/ “Perandori” Adriano: Shkoja I DEHUR në stërvitje, por INTERI…

Adriano Leite Ribeiro, i njohur për të gjithë si “Perandori”, ka folur në një rrëfim të ditës së sotme për revistëm braziliane R7, rreth momenteve më të vështira në karrierën e tij.

“Vetëm unë e di se sa kam vuajtur. Vdekja e babait tim më la me një boshllëk të madh brenda vetes, ndihesha shumë i vetmuar. Pas vdekjes së tij, gjithçka u vështirësua, sepse fillova edhe të izoloj veten nga të tjerët. Në Itali isha i vetëm, i mërzitur dhe i dëshpëruar, më pas iu futa edhe alkoolit. Ndihesha i lumtur vetëm kur pija alkool, mund ta bëja çdo natë. Pija çdo gjë që më gjente dora, verë, uiski, vodka, birrë. Shumë birrë, madje. Nuk mund të ndaloja së piri alkool, dhe në fund m’u desh të largohesha nga Interi.

Një ditë, nuk dija si ta fshihja, sepse arrita në seancën stërvitore të paradites i dehur. Kishte raste edhe kur stafi mjekësor më vendoste në gjumë në infermieri. Ndërkohë, klubi i Interit i thoshte shtypit se kisha probleme muskulore. Më vonë, kuptova se problemi ishin njerëzit që kisha rreth e rrotull, miqtë nuk bënin gjë tjetër, veçse më çonin nëpër festa me femra dhe alkool, dhe nuk mendoja për gjë tjetër. Me rikthimin në Brazil, hoqa dora nga milionat, por fitova lumturinë.” – deklaron Adriano

Related posts

NUK KANË FUND MALLKIMET PËR “DJAJTË E KUQ”/ Ja pse këtë javë ata bëjnë tifo për Manchester City

Delo.autor

Ngujim dhe shumë kritika, Tirana do Kupën e Kategorisë së Parë

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Crespo: Juventus-Chelsea, një sfidë e paparashikueshme

Delo.autor

Leave a Comment