Futboll Sport

Ngujim dhe shumë kritika, Tirana do Kupën e Kategorisë së Parë

Trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria po kërkon me ngulm që ta mbyllë këtë kampionat me një trofe edhe pse ai është i Kategorisë së Parë. Finalja me Tiranën, do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” dhe tekniku kryeqytetas në stërvitjen e djeshme që ka zhvilluar në kryeqytet ka qenë shumë i ashpër me futbollistët e tij. Ai është dëgjuar të bërtasë gjatë procesit stërvitor, i cili ndryshe nga herët e tjera ka qenë i mbyllur për tifozët dhe mediat.

Trajneri i ka kujtuar futbollistëve që duhet që të respektojnë çdo gjë që ai thotë dhe për këtë nuk i ka kursyer të bërtiturat në drejtim të tyre, si dhe i ka grumbulluar 48 orë përpara. Mesa duket është edhe kusht i presidentit Halili, që finalja e nesërme ndaj Kastriotit të fitohet me doemos dhe Tirana të rikthehet si kampione e kategorisë inferiore në elitën e futbollit shqiptar, të cilës i mungoi për një sezon. Por, objektivi i 24 herë kampionëve të vendit është që të fitojnë edhe shifrën financiare prej 30 milion lekësh të vjetra që Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar për këtë trofe. Edhe pse bardheblutë janë favoritë, Kastrioti ka dominuar në grupin A dhe pa shumë bujë po përgatisin një ndeshje të mirëmenduar me synim që të befasojnë Tiranën.

Edhe pse Tirana arriti objektivin për tu rikthyer në Superiore, kjo ndeshje do të vlejë edhe për të ardhmen e trajneri Ze Maria. Ai ende nuk ka zyrtarizuar qëndrimin në krye të bardhebluve edhe për sezonin e ri edhe pse ka një kontratë që rinovohet automatikisht. Mes tij dhe presidentit Halili do të ketë një takim në ditët në vijim, për të folur mbi të ardhmen. Përforcimet janë të nevojshme, por do të shihet se sa para do të jetë i gatshëm të shpenzojë në merkato, presidenti Halili, që fillimisht duhet të shlyejë borxhin prej 107 milion lekësh të Muzakës nëse nuk dëshiron që të rrezikojë të tjera heqje pikësh.

Related posts

JO VETËM TRIPLETA/ Luis SUAREZ shkruan historinë e El Clasico (VIDEO)

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Milan përgatit goditjen e madhe të merkatos, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Menaxheri i Ramires: Shpresojmë të shkojë te Inter

Q.Autor

Leave a Comment