Futboll Sport

Rezultatet e miqësoreve/ Vllaznia turpërohet nga Veleciku, Besëlidhja e Egnatia në formë

Janë zhvilluar ditën e sotme miqësoret mes skuadrave të Kategorisë së Parë apo dhe të Dytës që janë në kulmin e përgatitjeve të sezonit të ri. Por, ajo që të bën shumë përshtypje është se Vllaznia e Shkodrës po përshtatet me inferioren, madje pas barazimit 1-1 me Veleçikun në derbi, kuqeblutë kanë barazuar në një fushë që para 7-8 sezonesh nuk ekzistonte në hartën e futbollit shqiptar.

Ekipi i komunës së Shënkollit ka turpëruar shkodranët dhe sfida ka përfunduar 1-1. Shkodranët kanë treguar se janë shumë larg pretendimeve dhe po vuajnë edhe përgatitjet dhe organizimin me vonesë të sezonit 2018-2019. Ndaj edhe në qoftë se nuk duan që të turpërohen, drejtuesit shkodranë duhet që të marrin masat sa më parë, ndryshe Superiorja mund të jetë një ëndërr dhe në inferiore mund të kenë fatin e Dinamos, Elbasanit e Besës…

TË TJERAT – Bien në sy fitoret e pretendentëve, si Besëlidhja në Lushnjë, apo Egnatia ndaj Erzenit. Bylisi ka mundur Burrelin e Apolonia ka fituar thellë me të rinjtë. Ka vetëm barazim në Elbasan mes vendasve e Besës. Orikumi ambicioz ka fituar ndaj Albpetrolit të Kategorisë së Dytë…

Ja rezultatet e miqësoreve

Shënkolli-Vlaznia 1-1

Lushnja-Besëlidhja 1-2

Bylis-Burreli 1-0

Egnatia-Erzeni 3-2

Apolonia- Apolonia U-19 9-1

Elbasani-Besa 1-2

Orikumi-Albpetrol 2-1

Related posts

Mourinho: Ja çfarë duhet të bëjë Neymar për të arritur nivelin e Pele

Delo.autor

NUK BINDET VALVERDE/ Barcelona ofron 65 milionë euro për yllin e mesfushës

Isa.Autor

SERIE A Allan zgjat kontratën me Napolin deri në vitin 2023

Q.Autor

Leave a Comment