Futboll Premier League Sport

MPOSHTI I VETËM MAN UNITED/ Heroi i Tottenham sulmon trajnerin e ARSENALIT

Heroi i Tottenham Lucas Moura ka bërë një start fantastik të sezonit të ri të Premier League por tani ka sulmuar trajnerin e ri të Arsenal Unai Emery.

Braziliani 26-vjeçar është transferuar nga PSG në Londër për 28 mln euro gjatë janarit pasi humbi vendin e titullarit në Paris me ardhjen e Neymar dhe Mbappe.

Dhe tani ai rikujton edhe njëherë periudhën në Ligue 1 , ku trajner ishte pikërisht Emery. “Shtatë muajt e fundit te PSG, kanë qenë më të vështirët të jetës time.

“Isha golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit pas Cavani-t. Por nuk luaja asnjëherë. Vazhdova të stërvitesha fortë, por nuk luaja. As nuk grumbullohesha në ndeshje, dhe më duhet të shkoja në shtëpi.”

Related posts

Totti: Sot do të vleja 200 milionë euro

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Tottenham kryen transferimin e parë pas 517 ditësh. Ja emri dhe përfitimet

Delo.autor

‘Bomba’ e merkatos/ Milan pranë transferimit të golashënuesit të Serie A

Q.Autor

Leave a Comment