Futboll Sport

Cafu: Alisson do të shkojë te Real Madrid

Teksa Zinedine Zidane është një mbështetës i Keylor Navas dhe nuk mendon se ka nevojë për një portier të ri, Cafu ka sugjeruar se Alisson do të largohet nga Roma për të shkuar në Bernabeu.

Ish-lojtari i përfaqësueses braziliane, ka luajtur te Roma gjatë viteve më të bukura të karrierës së tij, dhe ka besim se transferimi do të ndodhë gjatë kësaj vere.

“Po, për mua po, padyshim. Alisson do të shkojë nga Roma te Real Madrid,” shprehet ai gjatë një videoje të postuar në profilin e tij.

Video ishte pjesë e një bisede ku ishin të përfshirë edhe brazilianët, dhe ishte postuar në Twitter nga një profil i mirënjohur i një grupi tifozësh të Real Madrid në Arabi.

 

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Armando Broja shihet si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin “bastexhi”

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Akordi Inter-Barcelona, gati shkëmbimi në janar. Pritet “ok” nga Xavi

Delo.autor

NJË KATASTROFË NË TË GJITHA FRONTET/ Ja rekordet negative që mund të thyejë Real Madridi

Delo.autor

Leave a Comment