Futboll Premier League Sport

ÇFARË PO NDODH/ Man United del kundër Mourinhos, gati oferta për RINOVIM

Anthony Martial, pas shumë konliktesh që ka patur me trajnerin Jose Mourinho, është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me skuadrën e Manchester United, pasi ka besimin e drejtuesve të klubit. Sipas të përditshmes “The Times”, sulmuesi 22-vjeçar do të rinovojë edhe për 5 vite kontratën me “djajtë e kuq”, ku shpreson të rifitojë besimin e trajnerit portugez. Një lajm që ka befasuar të gjithë, pasi francezi ishte në prag të largimit nga “Old Trafford”, por duket se në fund palët kanë vendosur të lënë të shkuarën pas krahëve dhe të vijojnë bashkëpunimin.

Mësohet se drejtori ekzekutiv Ed Woodward kërkon ta bëjë këtë lëvizje në merkato edhe pse Mourinho nuk është 100% dakord, pasi drejtuesit e United nuk duan të heqin dorë nga francezi. Mediat britanike deklarojnë se ai që rrezikon më shumë të largohet është trajneri portugez, që në rast se nuk fiton të dielën e ardhshme ndaj Burnley do të “hapë krahun”. Ndërsa Martial është i ri dhe mund të shpërthejë në çdo moment, ndaj pritet të qëndrojë në Manchester.

Kjo lëvizje e klubit të United tregon qartë se besimi që ata kanë te trajneri portugez është i limituar dhe se e ardhmja e tij është në fije të perit. Dhe, duke mbajtur Martial, ata vënë edhe më shumë nën presion Mourinho, që është i detyruar të fitojë.

Related posts

E BUJSHME/ Champions League drejt falimentit, UEFA mendon për kompeticionin e ri, ja detajet

F.autor

REALIZON EPËRSINË/ Sulmuesi Muriqi shënon golin e barazimit ndaj Sivassporit (VIDEO)

Isa.Autor

“E NDËRTUAM TË GJITHË…”/ Tare entuziast për triumfin e Lazios në Superkupën e Italisë: Sukses i një grupi të madh

Delo.autor

Leave a Comment