Futboll Sport

KAOS/ VLLAZNIA u kërkon titullarëve përgjysmim rroge, shkodranët pranë SHPËRBËRJES

Situata te Vllaznia nuk po arrin të gjejë zgjidhje, me ekipin që vazhdon të mos jetë ende i plotë për nisjen e kampionatit pas dy javësh në Kategorinë e Parë.

Ulja e buxhetit nga Bashkia për këtë sezon ka detyruar administratorin Suad Licin t’u kërkojë titullarëve të sezonit të shkuar që janë ende nën-kontratë me Vllazninë përgjysmimin e rrogës për sezonin e ri, gjë që natyrshëm nuk është pranuar nga lojtarët. Përjashtim këtu bën vetëm portieri Alen Sherri i cili ka arritur marrëveshjen për dy vitet e ardhshme.

Ndërkohë pritet një takim tjetër me Gilman Likën, Alsid Tafilin, Olsi Gocajn, Ardit Krymin, Antonio Marku dhe Erind Selimajn, ku këto të fundit shpresojnë në një rrogë më të mirë për të qendruar në Shkodër. Në të kundërt vetëm një ditë para mbylljes së merkatos, Vllaznia rrezikon të mbetet praktikisht pa lojtarë për sezonin e ri.

Related posts

Kthesa 180 gradë e francezit/ Fillimisht kërkoi largimin, tani pritet ti ngelet në “derë” Man United

Isa.Autor

E çuditshme, lojtari i Anglisë lutet që ta tallin fansat

Sadik.Autor

PAS NDERIMIT NË DUBAI/ Deschamps i tregon rrugën Italisë dhe “VOTON” për Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment