Futboll La Liga Sport

REALI BËHET QESHARAK/ Zbuloni se kush do e trashëgojë nr. 7 të RONALDOS (FOTO)

Real Madrid ka konfirmuar rikthimin e Mariano-s në skuadër për të përforcuar sulmin. Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Karim Benzema dhe është tërhequr nga Lyon, aty ku ishte huazuar. Por mesa duket klubi ka aq shumë besim tek ai, sa që pritet t’i dorëzojë fanellën me peshën më të rëndë të historisë së klubit.

Pikërisht fanellën me nr.7, e cila është veshur nga legjenda e klubit Cristiano Ronaldo gjatë nëntë viteve të fundit.

Siç raporton Cope, atij do t’i jepet ky numër i rëndësishëm si shenjë besimi. Gjatë pasdites së premte, Mariano do të zbresë në fushën e Santiago Bernabeu-t për të bërë prezantimin si lojtari i ri i Real Madrid.

Pritet që më pas të jetë edhe një konferencë për shtyp e cila do të sqarojë çështjen e numrit që do të ketë lojtari pas shpine.

Related posts

ME KORONAVIRUS DHE NË GJENDJE SHUMË TË RËNDË/ Sulmuesi i Kukësit surprizon djaloshin 17-vjeçar

Delo.autor

SARRI DEMASKON SERIE A/ Futbolli në ITALI është LUFTË, në ANGLI është…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Sampdoria-Inter, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment