Futboll Premier League Sport

PRANË SHKARKIMIT/ Mourinho mbërrin në qendrën strëvitore të Man United

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka mbërritur në Carrington në prag të ndeshjes së fundjavës. Stoli i portugezit është tronditur shumë pas humbjes së thellë të “djajve” në javën e fundit përballë Totenham mbrëmjen e të hënës së shkuar.

Tekniku portugez është pikasur gjatë ditës së mërkurë në qendrën stërvitore të Manchester United për të përgatitur ekipin për ndeshjen e fundjavës me Mourinho.

Mourinho është parë të hyjë në qendrën stërvitore me një makinë tip Jaguar F-PACE S, teksa është kapur nga fotografët. Edhe asistenti i portugezit, Michael Carrick është parë të hyjë në qendrën stërvitore të djajve.

Mourinho gjatë kohës që po hynte në qendrën stërvitore nuk e ka fshehur veten edhe pse e ka pikasur që po fotografohej nga fotoreporterët e shumtë që ishin në hyrje të qendrës stërvitore.

United ka mundur të marrë vetëm tre pikët në ndeshjet e para të Premier League, duke u mposhtur nga Brighton dhe Totenham i Mauricio Pochettino.

Mourinho dhe stafi i tij mund të jenë në rrezik shkarkimi në rast të një rezultati negativ edhe në ndeshjen e kësaj fundjave.

Related posts

I panjohuri Diabate, askush si ai në 17 vitetet e fundit të Serisë A

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Daja: Nuk kemi pasur shenja dorëzimi, por nuk…

Delo.autor

Dy “divorce” për Teutën/ Mesfushorët largohen pas vetëm 6 muajsh në skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment