Futboll La Liga Sport

RONALDO “FUNDOS” MESSIN/ REALI është më i fortë se BARÇA, nuk ndikon aspak…

Me largimin e Cristiano Ronaldos drej Juventus, shumëkush është në pritje për të parë dobësimin e Real Madrid, por për ish sulmuesin brazilian, Ronaldo Nazario një gjë tillë nuk ka për të ndodhur. Në një prononcim që ka pasur për median në Monte Karlo, “Fenomeni” është shprehur se pavarësisht se tek “Los Blancos” mungon “makina e golave”, skuadra është më tepër se një CR7. Sipas tij, Reali vijon të mbetet ende më i fortë se rivali i tyre i përhershëm, Barcelona.

“Kam luajtur për të dyja skuadrat, por më shumë për Real Madridin dhe është klubi që unë përkrah më tepër. Me të vërtetë besoj se Reali është më i fortë se Barça. Një finale e Real Madrid-Barcelona do të ishte e jashtëzakonshme “, tha Ronaldo para shtypit.

I pranishëm në Monte Carlo, 41 vjeçari prezantoi një fushatë të quajtur ‘Football Can’, me qëllimin për të reguar fuqinë që ka ky sport për të ndikuar në jetën e tifozëve.

“Unë jam një shembull i mirë për atë që mund të bëni në futboll. Kam lindur në një lagje të vogël të Rio de Janeiro me të gjitha shanset për të mos fituar në jetë në asnjë sektor dhe shumë i vogël kam luftuar për të realizuar ëndrrat e mia. Në futboll unë gjeta veten sepse vlerat që ai i mëson janë vlerat ideale për jetën dhe për shoqërinë, sidomos sot që jetojmë në një botë me shumë probleme në të gjitha anët “, tha Ronaldo.

Related posts

MBI TRANSFERIMIN TEK TOTTENHAM/ Bentancur: Gati të jap 150% për Antonio Conte

Delo.autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ Ja me sa miliona euro do shpërblehet fituesi i Superkupës së Europës

Delo.autor

Tottenham kërkon shumën marramendëse nga Real për të lënë të lirë Eriksen

Sadik.Autor

Leave a Comment