Futboll Sport

Transferimi i bujshëm/ Teuta i “rrëmben” Partizanit anësorin e djathtë

Një transferim i bujshëm vjen nga merkato në këto orë të fundit të saj. Burime për gazetën nga klubi durrsak, konfirmojnë se Gerhard Progni, ka gjetur marrëveshjen me klubin e Teutës, dhe do të nisë menjëherë nga puna me durrsakët.

Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe lojtari tropojan është bashkuar me skuadrën e Bledi Shkëmbit, siç bëjnë me dije të njëjtat burime. Është një rikthim në Durrës për Prognin, i cili edhe në të shkuarën ka qenë pjesë e bregdetarëve, duke shënuar dhe dy gola në 17 ndeshjet që u aktivizua.

Një lëvizje surprizë, pasi Progni ka pasur besimin e trajnerit Skënder Gega, me këtë të fundit që e kishte aktivizuar dhe në dy ndeshjet e para të edicionit të ri. Nuk do të jetë aspak çudi që për Prognin të rezervohen disa minuta që në takimin e së dielës ndaj skuadrës së Kamzës.

Related posts

“EURO 2020″/ Realizoi ndaj Maqedonisë së Veriut, lojtari i Austrisë me dedikim të veçantë për Eriksen

Delo.autor

PSG-JA ËSHTË NË KRIZË FINANCIARE/ Por Neymar nuk ka ndërmend ta ndihmojë klubin

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Dortmund mposht me përmbysje Beshiktash falë dyshes Bellingam-Haaland

Delo.autor

Leave a Comment