Futboll Seria A Sport

PLAS NË ITALI/ GAZETARI: Humbëm 100 mln euro, vetëm për sponsorët e RONALDOS

Mauricio Pistoki, një ndër gazetarët dhe moderatorët më të njohur sportivë italianë, ka hedhur një akuzë shumë të rëndë dje, në drejtim të bordit të Ligës së Serisë A, por jo vetëm, lidhur me të drejtat televizive të këtij sezoni, ku sipas tij prapa zgjedhjes së bërë nga drejtuesit e lartë të sportit mund të ketë ndonjë prapaskenë. Nëpërmjet profilit të tij në “Twitter”, ai nënvizon:

“Si ka mundësi, që Liga e Serisë A ka preferuar që të arkëtojë 100 milionë euro më pak nga delegimi i transmetimit të ndeshjeve të Serisë A kompanive ‘Sky’ dhe ‘DAZN’ dhe jo ‘MEDIAPRO’-së? Kush ka fituar nga kjo marrëveshje? Me sa dinë që të gjithë, ‘Sky’ dhe ‘DAZN’ janë partnerë të Juventusit dhe Kristiano Ronaldos? Sa paguajnë ato tek ata? Pyetje… “.

Related posts

MERKATO E VERËS DREJT MBYLLJES/ Chelsea bën goditjen e fundit, arrin akordin me yllin spanjoll…

Delo.autor

VERONA-JUVENTUS/ Pas 11 minutash lojë, Simeone ndëshkon “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

I BESON 17 VJEÇARIT…Messi lidhet me Ansu Fati dhe harron… Griezmann (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment