Futboll Seria A Sport

SHOKOHET INTERI/ Sulmuesi I TALENTUAR huazohet tek klubi i madh francez

Yann Karamoh i thotë mirupafshim ekipit të Inter. Sulmuesi francez, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i ardhur vetëm një vit më parë nga Caen, i ka thënë “po” ekipit të Saint Etienne. Yann i pëlqente edhe Schalke dhe Spartakut të Moskës, por në fund vendosi dëshira e tij për t’u kthyer në Ligue 1.

Marrëveshja është arritur dhe nesër, në ditën e fundit të merkatos në Francë, numri 7 do të zbarkojë te skuadra e re.

20-vjeçari nuk kishte shumë hapësirë në këtë sezon, sidomos pas ardhjes së Keita dhe Politano. Ai ka luajtur vetëm 8 minuta kundër Sassuolo në dy javët e para.

Ai vendosi të largohet në momentin që e kuptoi se nuk kishte vend as në listën Champions, ndërsa Inter nuk ka marrë asnjë ofertë për Joao Mario dhe Candreva, futbollistët e tjerë që kanë mbetur jashtë planeve të trajnerit Spalletti.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ “Shpërthen” 18-vjeçari i Arsenal, realizon dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“Rusi 2018″/ 25′ nga fundi, Tunizia problematike për “3 luanët”

Sadik.Autor

E FUNDIT/ MODRIC jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE për TRANSFERIMIN tek INTER

Isa.Autor

Leave a Comment