Champions League Futboll Sport

MUND SËRISH SALAH/ RONALDO është sulmuesi më i mirë sipas UEFA-s

Cristiano Ronaldo është zgjedhur sulmuesi më i mirë në Kupat e Europës, për sezonin 2017/18 nga UEFA.

Qeveria e futbollit europian vlerësoi portugezin, tre herë radhazi fitues i Champions League dhe golashënuesi më i mirë i historisë së kësaj veprimtarie, si sulmuesin më të mirë, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të fazës me grupe të Ligës së Kampioneve në Montekarlo.

Gjatë verës, Ronaldo kaloi nga Real Madrid te Juventus për rreth 100 milionë euro. Në karrierën e tij ai e ka fituar pesë herë trofeun e Champions League.

Për këtë çmim votuan 32 trajnerët që morën pjesë në fazën me grupe të Champions, 48 trajnerët pjesëmarrës në Europa League dhe 55 gazetarë, një nga secili vend anëtar i UEFA-s.

Related posts

Erzeni-Partizani, nesër shansi i dytë për titull për shijakasit

Sadik.Autor

E thonë mediat franceze: PSG-ja piketon Zinedine Zidane për trajner

Q.Autor

TALLET ME LEGJENDËN TOTTI/ Ish-sulmuesi Cassano: E bëri në brekë kur e zuri koronavirusi

Delo.autor

Leave a Comment