Futboll Seria A Sport

Forlan I SIGURTË: JUVENTUSI është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve

Diego Forlan beson se Juventusi është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, derisa edhe Interi mund të luajë mirë. Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Atletico Madridit dhe Interit, ka qenë i pranishëm në tërheqjen e shortit për fazën grupore në Monako dhe i ka dhënë opinionet e tij për skuadrat pjesëmarrëse.

“Mendoj se të gjitha skuadrat janë të lumtura që ndodhen këtu… Juventusi është skuadra më e fortë në garë”. “(Bianconerët) ishin të fortë edhe më parë, prandaj imagjinoni fuqinë e tyre pas transferimit të Cristiano Ronaldos”.

“Sezoni i Interit nuk ka nisur mirë, por është një skuadër e re që ka edhe lojtarë me përvojë. Kjo është një garë ndryshe nga të gjitha të tjerat”. “Interi është kthyer në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh dhe është gjë e mirë për tifozët dhe lojtarët. Ata mund të luajnë mirë”, ka thënë Forlan për Sky Sport Italia.

Juventusi bën gara në Grupin H së bashku me Manchester Unitedin, Valencian dhe Young Boys, ndërsa Interi është pjesë e Grupit B me Barcelona, Tottenham Hotspur dhe PSV Eindhoven.

Related posts

STAROVA “TRADHËTON” VETEN: Koha e Panuçit i gjeti të gjithë rezerva, duhet të rregullojë…

Isa.Autor

U DËMTUA NË DUELIN E PARË ME HOLANDEZËT/ Ja si duket mbrojtësi i Tottenhamit në stërvitje (FOTO)

Delo.autor

GJEN DESTINACIONIN PËR 25-VJEÇARIN/ Igli Tare dërgon shqiptarin e Lazios në Turqi tek…

Delo.autor

Leave a Comment